E reja nga Kosova u gjet e pajetë në një hotel, procedohen dy administratorët e biznesit në Durrës

E reja nga Kosova u gjet e pajetë në një hotel, procedohen dy administratorët e biznesit në Durrës

Policia e Durrësit njofton se një 31-vjeçare nga Kosova është gjetur pa shenja jete në ambientet e një hoteli. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi mjekoligjore, e cila pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes. Për ngjarjen ka nisur nisur procedimin penal ndaj dy administratorëve të hotelit, shtetasve V. E., 38 vjeç dhe A. Sh., 34 vjeç, banues në Durrës. Viktima, e identifikuar me inicialet J. H., dyshohet se qëndronte në ambientet e këtij hoteli që prej muajit dhjetor 2025. Ndërkohë, nga hetimet paraprake rezulton se dy administratorët nuk kishin lëshuar kupon tatimor për dhënien me qira të dhomës ku qëndronte 31-vjeçarja. Materialet...