E reja i merr jetën burrit që po qarkullonte me biçikletë
Kronikë E Shtunë, 27 Dhjetor 2025 13:07 Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e sotme në aksin Katund Sukth–Fllakë, në qarkun e Durrësit. Sipas informacioneve paraprake, një shtetase 29-vjeçare, banuese në Durrës, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka përplasur një biçikletë që drejtohej nga një shtetas 69-vjeçar. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të rënda nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë pak më vonë. Drejtuesja e automjetit është shoqëruar nga shërbimet e Policisë Rrugore për kryerjen e veprimeve procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Njoftimi: Shërbimet...
Burimi:
kohajone.com