E qëlloi 4 herë me thikë, sa tehu iu thy! Prokuroria çon në gjyq Lulzim Meçen, tentoi të vriste me dashje bashkëfshatarin

E qëlloi 4 herë me thikë, sa tehu iu thy! Prokuroria çon në gjyq Lulzim Meçen, tentoi të vriste me dashje bashkëfshatarin

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq dosjen ndaj Lulzim Muçës, i cili  në qershor të vitit të kaluar tentoi të vriste bashkëfshatarin e tij, Ferit Balkiu. Muça akuzohet për ‘Vrasja me dashje’ e mbetur në tentativë, e parashikuar nga nenet 76 e 22 e Kodit Penal. Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr.813 të vitit 2025, rezultoi e provuar se, në datën 09.06.2025, rreth orës 15.30, në fshatin Çermë Sektor, Njësia Administrative Tërbuf, Bashkia Divjakë, i pandehuri Lulzim Muça ka goditur katër herë me mjet prerës viktimën Ferit Balkiu duke i shkaktuar këtij të fundit plagë prerëse shpuese depërtuese në anën e majtë të barkut me çarje të zorrës së trashë, të cilat hyjnë në kategorinë e atyre të rrezikshme për jetën në momentin...