E premtja e përgjakshme/ Tri ngjarje të rënda brenda pak minutash në kryeqytet: një i vrarë dhe dy të plagosur, ende asnjë i arrestuar
Tre episode të rënda kriminale u regjistruan në kryeqytet të premten, më 20 shkurt, duke lënë pas një viktimë dhe dy të plagosur. Brenda pak minutash, në zona të ndryshme të qytetit, u shënuan një vrasje me thikë dhe dy plagosje, një me armë zjarri dhe një tjetër me mjet prerës. Pavarësisht se autorët janë identifikuar nga policia, ata vijojnë të jenë në arrati. Ngjarja më e rëndë ishte vrasja e 31-vjeçarit Egli Pashollari, i cili humbi jetën pas një konflikti të çastit në zonën e ish-Parkut, pranë banesës së tij. Sipas hetimeve paraprake, sherri nisi për motive të dobëta, pasi autori i dyshuar, Gazmend Buçpapaj, kishte bllokuar rrugën me automjetin e tij. Debati verbal degjeneroi në përplasje fizike dhe përfundoi me goditje me thikë....
Burimi:
syri.net