‘E pashë ngjarjen, isha në makinë…’/ Vrasja e Kevin Muharremit në Itali: Zbardhet dëshmia e mikut të autorit

‘E pashë ngjarjen, isha në makinë…’/ Vrasja e Kevin Muharremit në Itali: Zbardhet dëshmia e mikut të autorit

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 25-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi, e ndodhur pak ditë më parë në Montecalvoli. Përveç autorit të dyshuar, në hetim është përfshirë edhe një person tjetër që ndodhej në automjet në momentin e krimit. Ndërkohë që 20-vjeçari shqiptar Renato Xyke vijon të qëndrojë në burg, një 18-vjeçar që ishte në makinë me të ka dhënë dëshminë e tij në polici. Ai ka pranuar se ka qenë i pranishëm në momentin e të shtënave, i ulur në sediljen e pasagjerit të një Range Rover Evoque, por ka mohuar të ketë pasur dijeni për armën që, sipas hetimeve, përdori shoku i tij. Bëhet fjalë për një pistoletë gjysmë-automatike Beretta 7.65, e mbajtur në mënyrë të paligjshme dhe e gjetur më vonë pranë...