Dyshohet se vranë një person në Dibër në vitin 2018, arrestohen në Gjirokastër dy vëllezërit (EMRAT)

Dyshohet se vranë një person në Dibër në vitin 2018, arrestohen në Gjirokastër dy vëllezërit (EMRAT)

Dy vëllezër, Kelmend Krusa dhe Klodian Krusa, kanë rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e një personi në vitin 2018 në Dibër. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se gjatë operacionit janë sekuestruar 3 armë zjarri, municion luftarak, thikë, maskë dhe sende të tjera të paligjshme. Po ashtu bëhet e ditur se të dy vëllezërit strehoheshin në Gjirokastër, aty ku u bë edhe arrestimi i tyre. Njoftimi i plotë i policisë: Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale,  Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër. Të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e një shtetasi...