Dyshohet se kanosi 2 persona, në kërkim i riu në Shijak. Policia i gjen municion luftarak në banesë

Dyshohet se kanosi 2 persona, në kërkim i riu në Shijak. Policia i gjen municion luftarak në banesë

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një 36-vjeçar i cili dyshohet se ka kanosur 2 persona për motive të dobëta. Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L.I, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale municion luftarak, një mjet prerës (thikë) dhe dy radio policie. Po punohet për kapjen e shtetasit L. I, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.