“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital
Gazetari Igli Çelmeta, në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, dha detaje të reja mbi ngjarjen tragjike, ku 25-vjeçarja Xhoana Nikolli u vetëvra pasi konsumoi fostoksinë në banesën e saj, pas dhunës sistematike të ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj, 25-vjeçari Eraldo Fizi. “Dyshohet se Eraldo Fizi ushtronte dhunë psikologjike sistematike ndaj të resë dhe të hënën pasdite dyshohet që ai ka shkuar pranë banesës së vajzës në ish-Fushën e Aviacionit, ku ajo jetonte me qira me shoqen e saj. E ka takuar dhe dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të resë, e cila më pas është rikthyer në banesë ditën e djeshme rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe në paradite ka ndërmarrë aktin ekstrem duke konsumuar fostoksinë dhe duke lënë...
Burimi:
javanews.al