Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar oficerin e Policisë Gjyqësore në Tiranë, Admir Elezi, pas dyshimeve për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Sipas burimeve bëhet e ditur se gjatë prangosjes së një personi, Admir Elezi ka fshehur një shkop metalik që iu gjet të arrestuarit, me qëllim që të shoqëruarit të mos i rëndohej akuza. Ndërkohë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje janë në vijim. Njoftimi i AMP: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë N/Komisar A. E., me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e...