Dyshohet se do përdoreshin për atentat, policia zbulon dy makina të fshehura dhe benzinë në Vlorë

Dyshohet se do përdoreshin për atentat, policia zbulon dy makina të fshehura dhe benzinë në Vlorë

Falë punës së thelluar hetimore, Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale. Sekuestrohen dy automjete të vjedhura dhe lëndë djegëse. Më datë 08.02.2026, strukturat e hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bazuar në informacione operative të siguruara më parë, kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në aksin rrugor dhe në territorin e fshatit Babicë e Madhe, për dy automjete që dyshohej se do të përdoreshin për kryerjen e një ngjarjeje kriminale. Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të fshehura në një sipërfaqe ullishteje, në fshatin Babicë e Madhe, dy automjete të dyshuara të vjedhura, konkretisht: -një automjet tip “Nissan”, me targa të huaja; -një automjet tip “Audi Q5”, me targa të huaja; si dhe 3 bidona me lëndë djegëse...