Dyshohet për përfshirje në trafik droge, shqiptarit i sekuestrohet vila prej gjysmë milioni eurosh në Itali
Një vilë me vlerë rreth 500 mijë euro e cila i përket një shqiptari, është sekuestruar nga Guardia di Finanza e Faenzas pasi pronari i saj është nën hetim për trafik droge, raportojnë mediat italiane. Sipas hetimeve, shqiptari dyshohet se ka grumbulluar me kalimin e kohës burime të konsiderueshme financiare, të papërputhshme me të ardhurat e deklaruara, të cilat i kanë mundësuar blerjen e pasurisë së paluajtshme tashmë të sekuestruar. Masa vjen si rezultat i hetimeve të ndërlikuara ekonomiko-pasurore, të koordinuara nga Prokuroria e Republikës pranë Ravennës dhe të zbatuara nga efektivët e Guardia di Finanza. Në veçanti, rindërtimi i kryer nga “Fiamme Gialle”, edhe përmes analizës së llogarive bankare të familjes së të hetuarit, ka nxjerrë në pah një menaxhim anormal të burimeve financiare....
Burimi:
javanews.al