Dy vrasje në 3 muaj, drogë e armë! Si u dekorua drejtuesi i policisë i lidhur me grupin e Ines Hajrullës

Dy vrasje në 3 muaj, drogë e armë! Si u dekorua drejtuesi i policisë i lidhur me grupin e Ines Hajrullës

Nga Fatjon Gjinaj- Syri TV Pesë vite nga dy vrasje që tronditën Vlorën njëra pas tjetrës, ajo e pas Gentian Qarrit, më 6 shkurt të 2021 dhe Bledar Birçajt më 10 maj të të njëjtit vit, SPAK ka lëshuar 8 urdhër arreste për autorët e dyshuar të krimit, pjesë e grupit të Ines Hajrullës, teksa edhe në këtë dosje dalin dy zyrtarë të policisë të implikuar. Ines Hajrulla dhe Ervis Matodashaj nuk janë kapur nga policia dhe dyshohet se fshihen jashtë vendit, teksa Flodian Plakut të arrestuar më herët për vrasjen e Gentian Bejtjes, dhe i është komunikuar tjetër masë sigurie në burg. Pjesë e grupit janë edhe shefi i sektorit të policisë shkencore të Kukësit, Rezat Kuçi, që është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes...