Dy të vrarë brenda 24 orësh për parkimin “e gabuar”, Egli Pashollari dhe Alket Isufi humbën jetën pas goditjeve me thikë
Dy ngjarje të rënda me pasojë vdekjen janë shënuar brenda 24 orëve në vend, duke tronditur opinionin publik. Të dyja krimet dyshohet se kanë ndodhur pas konflikteve të çastit për motive banale, ndërsa autorët janë shpallur në kërkim nga policia. Vrasja në rrugën “Kongresi i Lushnjës”Lexo edhe :Related Posts Egli Pashollari, 31 vjeç, mbeti i vrarë pasditen e 20 shkurtit, rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”. I riu humbi jetën si pasojë e goditjeve me thikë, të cilat rezultuan fatale. Sipas hetimeve paraprake, konflikti nisi pasi viktima kishte bllokuar rrugën me automjetin e tij, duke u bërë shkak për një përplasje me Gazmend Buçpapën, i cili tashmë është shpallur në kërkim. Burime nga hetimi bëjnë me dije se mes dy personave ka pasur...
Burimi:
vizionplus.tv