Dy të vdekur e 8 të plagosur nga aksidenti me 4 makina në Itali, shkak parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare
Një aksident i rëndë rrugor në veri të Italisë është kthyer në tragjedi për një familje, pasi një përplasje mes katër makinave la të vdekur një baba 38-vjeçar dhe vjehrrën e tij 73-vjeçare dhe 8 persona të plagosur të cilëve iu është dhënë ndihma e parë në vendngjarje. Në aksident u përfshi edhe një 29-vjeçare me origjinë shqiptare. Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 12:30 në rrugën provinciale “Rivoltana”, mes Caravaggio dhe Mozzanica. Sipas rindërtimit paraprak të policisë rrugore, aksidenti dyshohet se nisi gjatë një tentative parakalimi nga një makinë Mercedes C180 që drejtohej nga 29-vjeçarja shqiptare, e cila jeton në Calvenzano. Gjatë manovrës, makina dyshohet se preku një Volkswagen Sharan, duke bërë që drejtuesi të humbiste kontrollin. Pas kësaj përplasjeje, Mercedes përfundoi në korsinë...
Burimi:
javanews.al