Dy kushërinjtë tentuan të vrisnin një shtetas/ Detaje nga të shtënat në Kukës, u ndihmuan nga…

Dy kushërinjtë tentuan të vrisnin një shtetas/ Detaje nga të shtënat në Kukës, u ndihmuan nga…

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me të shtënat me armë zjarri të raportuara në Kukës. Mësohet se dy kushërinjtë kanë tentuar të vrasin një shtetas të identifikuar me inicialet S.I. Dy autorët mësohet se janë ndihmuar nga tre persona të tjerë. Në një lokal në qytetin e Kukësit, shtetasit Ç. M. dhe E. M. (kushërinj me njëri-tjetrin), dyshohet se, së bashku me 3 shtetas të tjerë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me shkop bejsbolli dhe kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin S. I. Shtetasi S. I. është dëmtuar si pasojë e goditjeve me shkop bejsbolli dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe,...