Dy efektivë të policisë plagosen gjatë operacionit për kapjen e një personi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Dibër, ku dy efektivë të forcave “Shqiponja” mbeten të plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se oficeri i policisë Gentjan Meda ka rënë nga një lartësi gjatë kapjes së një të kërkuari, duke pësuar goditje në kokë dhe është transportuar me helikopter drejt Traumës, ndërsa kolegu i tij B.Gj ka thyer këmbën. Incidentet kanë ndodhur ndërkohë që po zhvillohej operacioni për arrestimin e 35-vjeçarit Klodian Llomi (Mazari). Në njoftimin e policisë në lidhje me operacionin thuhet: “Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, në Maqellarë u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit Klodian Llomi (Mazari)., 35 vjeç, banues në fshatin Kërçisht, Maqellarë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit,...
Burimi:
opinion.al