Durrës – Sherr në Nishtullë, rrahin dy persona dhe i dëmtojnë makinën, 2 në kërkim

Durrës – Sherr në Nishtullë, rrahin dy persona dhe i dëmtojnë makinën, 2 në kërkim

Një konflikt i çastit për motive të dobëta ka përfunduar me dhunë fizike dhe dëmtim prone në lagjen nr. 14, Nishtullë, në Durrës. Dy persona, banorë të kësaj lagjeje janë shpallur në kërkim për sherrin e ndodhur dje. Nga hetimet ka rezultuar se më datë 30.01.2026, rreth orës 17:30, në lagjen nr. 14, Nishtulla, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte shtetasit F. M., 55 vjeç, dhe L. M., 55 vjeçe, si dhe kanë dëmtuar automjetin tip “Ford Focus”, duke thyer xhamat e derës së shoferit dhe pasagjerit, në pronësi të shtetasit L. M., 47 vjeç, informoi sot policia. Nga ana e Policisë është bërë shpallja në kërkim e shtetasve S. Z. dhe...