Durrës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe kanabis
Policia e Durrësit ka finalizuar një operacion të koduar “Siguria”, duke goditur disa raste të mbajtjes së armëve dhe lëndëve narkotike. Gjatë kontrolleve të befasishme të zhvilluara në 12 orët e fundit, u sekuestruan 2 armë zjarri, një kallashnikov dhe një pistoletë,, municion luftarak, 4 armë të ftohta, lëndë narkotike kanabis, 2 automjete dhe 5 celularë. Në Sukth, policia ndaloi një automjet ku udhëtonin tre persona. Gjatë kontrollit u gjet një kallashnikov, ndërsa drejtuesit të automjetit iu sekuestrua edhe një sasi kanabisi. Në vijim të hetimeve, në banesën e një tjetër shtetasi u gjetën 3 armë të ftohta. Për këtë rast u arrestuan në flagrancë katër persona: S. M., 29 vjeç; F. S., 25 vjeç; B. B., 25 vjeç; dhe J. H., 31 vjeç. Po...
Burimi:
javanews.al