Drogë në makinë, arrestohen dy të rinjtë në Shkodër
Dy të rinj, 20 dhe 21-vjeç janë arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi në makinën që po lëviznin blutë gjetën një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza dhe një thikë. Të rinjtë u kapën në flagrancë në në fshatin Shirokë. Nga hetimet e kryera dyshohet se ata e shisnin lëndë narkotike në doza, në këtë zonë. Njoftimi i policisë: Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Lakeside”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: -P. Gj., 21 vjeç, dhe A. V.,...