Drejtonte automjetin nën efektin e drogës, arrestohet 36-vjeçari në Shijak

Drejtonte automjetin nën efektin e drogës, arrestohet 36-vjeçari në Shijak

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi u kap në Shijak duke drejtuar automjetin në efektin e lëndëve narkotike. “Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës, gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, ndaluan në Shijak, automjetin me drejtues shtetasin I. M., 36 vjeç, i cili nga testimi me aparatin drogëtestues, rezultoi në efektin e lëndëve narkotike. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi I. M., 36 vjeç, banues në Shijak.”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.