Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Drejt përfundimit ndërtimi i dy urave të reja mbi përroin e Gorrës për fshatrat Matrej dhe Papër Sallak
Kronikë E Martë, 23 Dhjetor 2025 12:57 Në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Bashkia Elbasan po shkon drejt përfundimit të ndërtimit të dy urave tip “Beli” mbi Përroin e Gorrës, në shërbim të banorëve të fshatrave Matrej dhe Papër Sallak. Pas vitesh vështirësish, veçanërisht gjatë stinës së reshjeve, ky investim i shumëpritur po bëhet realitet. Dy urat, me gjatësi 12 metra secila, u vijnë drejtpërdrejt në ndihmë rreth 480 banorëve të zonës, duke garantuar kalim më të sigurt për këmbësorët, nxënësit e shkollave dhe mjetet bujqësore. Ndërtimi i tyre i jep fund izolimit shumëvjeçar dhe rrezikut të vazhdueshëm që shoqëronte lëvizjen në këtë aks. Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka theksuar se ky investim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të bashkisë për përmirësimin...