Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është mbajtur sot, 9 shkurt, seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”. Mbrojtja ka nisur parashtrimin e fakteve për të kundërshtuar akuzën e Prokurorisë së Posaçme, gjë që e konfirmoi edhe Jamarbër Malltezi në prononcim për gazetarët. “Kemi edhe 25 faqe materiale për seancën tjetër…”, tha ai. Malltezi e cilësoi procesin si një “përndjekje politike” dhe jo si ndjekje penale, duke pretenduar shkelje të konventave ndërkombëtare. Ai ngriti akuza ndaj prokurores Enkeleda Millonai, duke theksuar se ajo është emëruar nga Taulant Balla, i cili ka kallëzuar çështjen në emër të Partisë Socialiste. Ai përmendi gjithashtu prokurorin Arben Kraja, duke deklaruar se ka qenë hetues i Sigurimit të Shtetit, dhe sipas tij, për këtë arsye nuk mund të jetë objektiv...