Dosja ‘Partizani’/ Avokati i Malltezit paraqet parashtrimet, seanca tjetër më 9 shkurt
Është mbyllur në orën 15:00 seanca për dosjen ‘Partizani’ që u mbajt sot në GJKKO. Mësohet se gjatë seancës së sotme janë paraqitur parashtrimet e avokatit të Jamarbër Malltezi, Klodian Skënderaj. Në seancën e ardhshme më 9 shkurt do të bëjë parashtrimet e tij vetë zoti Malltezi. Në një prononcim për median, Malltezi tha se gjyqi ishte një përndjekje politike që po i bëhej. "Prokurorët e kapur falsifikuan dokumentet, kam 180 faqe material' tha ai duke shtuar se do ia vinte medias në dispozicion
Burimi:
syri.net