Dosja “Partizani”/ Avokati i Berishës kërkon që Rama të pyetet si dëshmitar: Ndryshoi destinacionin e pronës

Dosja “Partizani”/ Avokati i Berishës kërkon që Rama të pyetet si dëshmitar: Ndryshoi destinacionin e pronës

Në seancën e sotme të mbajtur në Gjykatën e Posaçme për Dosjen “Partizani”, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të pyetet si dëshmitar. Gjithashtu ai ka thënë se kryeministri Rama është dëshmitar kyç sepse ndryshoi destinacionin e pronës. Më tej ka kërkuar që të merret si provë edhe DVD e fjalimit të Ramës në asamblenë e Partisë Socialiste. Në këtë seancë mbrojtja e ish-kryeministrit Sali Berisha ka dhënë argumentet e saj kundër pretendimeve të prokurorisë. Mbrojta e Berishës është e bazuar në 3 shtylla kryesore. Së pari, mbrojtja thotë se SPAK është në tejkalim kompetencash, SPAK nuk mund te vlerësoj bazen ligjore, VKM apo politikat qe ndjek një qeveri. “Këtë e bën vetëm Gjykata Kushtetuese.”, ka thënë mbrojtja.