Dosja 5D/ Apeli i GJKKO pezullon dënimin me burg për pesë të pandehur
Apeli i GJKKO-së ka vendosur sot në 29 janar pezullimin e dënimeve me burg për pesë të pandehur nga dosja 5D. Mes përfitueseve është Englantina Zëre, e cila, së bashku me të tjerët, ishte dënuar më parë nga gjykata e shkallës së parë. Vendimi i Apelit parashikon konvertimin e dënimit me burg në dënim me shërbim prove për 12 muaj. Përveç Zëres, Apeli vendosi konvertim të dënimit në shërbim prove edhe për Enkelejda Qytën, Bruno Koçin, Rivjola Baxhën dhe Kristo Zhulatin, të cilët gjithashtu do të kryejnë dënimin e tyre përmes shërbimit të provës për një periudhë 12-mujore. Dosja 5D është ndër dosjet e ndjekura nga GJKKO, me akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre në administratën publike. Hetimet kanë përfshirë zyrtarë të lartë dhe biznesmenë...
Burimi:
javanews.al