Dogji një dyqan dhe tentoi të digjte gomisterinë në Mirditë, përfundon në pranga 52-vjeçari

Dogji një dyqan dhe tentoi të digjte gomisterinë në Mirditë, përfundon në pranga 52-vjeçari

Policia e Mirditës ka vënë në pranga një 52-vjeçar, i cili akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme ndaj dy bizneseve në këtë zonë. Operacioni i koduar “Fast” u finalizua pas njoftimeve për djegien e një dyqani me materiale të përdorura dhe tentativës për të djegur një gomisteri. Sipas njoftimit zyrtar, autori i dyshuar është shtetasi L. V. (i njohur edhe me emrin A. V.), banues në fshatin Ndërfushaz. Ai rezulton të jetë një person me precedentë të theksuar kriminalë, i dënuar më parë për dhunë në familje, goditje të punonjësve të policisë, dëmtim prone dhe armëmbajtje pa leje. Hetimet zbuluan se 52-vjeçari i vuri zjarrin fillimisht dyqanit në pronësi të shtetasit Gj. D., duke shkaktuar dëme materiale. Më pas, ai tentoi të digjte edhe gomisterinë e...