Do trafikonte armën drejt Italisë, në pranga 30-vjeçari në Rinas
Një 30-vjeçar është arrestuar në aeroportin e Rinasit, pasi ka tentuar të trafikojë armë. I riu, rezident në Itali, po trafikonte armën nga vendi ynë drejt shtetit fqinj. Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në valixhen e të riut u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. “Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas vijojnë punën intensive për garantimin e lëvizjes së lirë të shtetasve dhe zbatimin e procedurave të kontrollit në kufi, me fokus parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie. Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara me qëllim parandalimin e çdo paligjshmërie, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë në aeroportin e...
Burimi:
opinion.al