Do përdoreshin në ngjarje kriminale, policia zbulon dy makina të fshehura dhe benzinë në Vlorë
Dy makina që dyshohet se do përdoreshin për një ngjarje të rëndë kriminale janë zbuluar në Vlorë. Policia njoftoi se ato ishin fshehur në një sipërfaqe ullishteje në fshatin Babicë e Madhe. Po ashtu, u gjetën edhe 3 bidona me benzinë, që mendohet se do përdoreshin më pas për të djegur një prej mjeteve. Policia tha se kishte siguruar informacionet në rrugë operative, dhe për këtë arsye janë kryer kontrolle të imtësishme ne aksin rrugor dhe territorin e fshatit Babicë e Madhe. “Automjetet dhe provat e tjera të sekuestruara po i nënshtrohen ekzaminimeve shkencore. Grupi i posaçëm hetimor i DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave si dhe për identifikimin dhe dokumentimin e autorësisë”, njoftoi policia.
Burimi:
javanews.al