Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Dita e pestë pa ujë të pijshëm në Vlorë, banorët protestojnë dhe ndërpresin aktivitetin e Bashkisë
Kronikë E Hënë, 29 Dhjetor 2025 10:11 Qytetarët e Vlorës po përballen për të pestën ditë radhazi me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm, situatë që ka shkaktuar pakënaqësi dhe revoltë të gjerë, veçanërisht në prag të festave të fundvitit. Mbrëmjen e djeshme, tensionet kulmuan me një protestë të organizuar në ambientet e Teatrit “Petro Marko”, ku Bashkia e Vlorës po zhvillonte një aktivitet festiv për punonjësit e saj. Banorët u mblodhën aty dhe ndërprenë shfaqjen, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme për mungesën e ujit. “Duam ujë”, ishte thirrja kryesore e protestuesve, ndërsa pati edhe momente tensioni me efektivët e policisë që ishin angazhuar për sigurinë e aktivitetit. Protestuesit kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe kanë njoftuar një...