Disa zona në kryeqytet pa energji elektrike, problem në linjën e OST

Disa zona në kryeqytet pa energji elektrike, problem në linjën e OST

Disa zona në kryeqytet janë pa energji elektrike. Mësohet se një defekt në linjën 110 kV të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) ka shkaktuar ndërprerje të energjisë. Sipas informacioneve paraprake, pa energji elektrike kanë mbetur lagje në Njësitë Administrative 1 dhe 2, përfshirë zonat e Ali Demit, Shkozës, Tregut Elektrik, Saukut, Farkës, si edhe zona të tjera përreth. Burime nga OSHEE bëjnë me dije se defekti i përket OST-së, e cila ndodhet në terren dhe po punon për gjetjen e një zgjidhjeje alternative, me qëllim furnizimin gradual të nënstacioneve përmes linjave të tjera të transmetimit. Autoritetet po punojnë për normalizimin e situatës dhe rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike në zonat e prekura. /vizionplus.tv