Dhunuan dy punonjës policie dhe drejtorin e IMT, zbulohen emrat e 3 të arrestuarve
Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Vlorës pasi ushtruan dhunë fizike ndaj Drejtorit të IMT-së në Bashkinë Vlorë dhe më pas edhe ndaj punonjësve të Policisë, gjatë një aksioni për lirimin e hapësirave publike. Sipas njoftimit zyrtar, të arrestuarit janë Irfan Dalipaj (58 vjeç), Drisild Dalipaj (27 vjeç) dhe Ilfabio Dalipaj (23 vjeç), banues në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur më 22 dhjetor 2025, në zonën e rrethrrotullimit të Nartës, ku ata ushtronin aktivitet të shitjes së automjeteve dhe lavazhos. Gjatë kontrolleve të strukturave të Bashkisë Vlorë, tre shtetasit kanë sulmuar fizikisht drejtorin e IMT-së, D. K., 33 vjeç. Pas ndërhyrjes së Policisë Rrugore për të ndaluar veprimet e paligjshme, dhuna është përshkallëzuar edhe ndaj efektivëve të Policisë, të cilët kanë pësuar dëmtime...
Burimi:
javanews.al