Dhunoi punonjësin e Policisë Bashkiake, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë
Një 43-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, pas dhunës fizike ndaj një punonjësi të Policisë Bashkiake gjatë ushtrimit të detyrës. Ngjarja ndodhi sot, rreth orës 10:55, në rrugën “Mitaq Salati”, në lagjen “15 Tetori” të qytetit të Vlorës. Sipas njoftimit zyrtar, 43-vjeçari reagoi me dhunë ndaj punonjësit të Policisë Bashkiake, S. N., 28 vjeç, pasi i ishte vendosur një masë administrative për parkim të gabuar të automjetit të tij. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” , shtetasin M. L., 43 vjeç, banues në Vlorë. Sot, rreth orës 10:55, në rrugën “Mitaq Salati”, në lagjen “15 Tetori”,...
Burimi:
vizionplus.tv