Dhunohet endacaku në Fier, mjekët: Ka marrë ndihmë edhe një javë më parë, ishte në gjendje të rëndë

Dhunohet endacaku në Fier, mjekët: Ka marrë ndihmë edhe një javë më parë, ishte në gjendje të rëndë

Një endacak i identifikuar si Qirjako Ferti, është gjetur pa ndjenja mëngjesin e sotëm në qëndër të qytetit të Fierit me shenja të dukshme dhune. Të alarmuar kalimtarët e rastit kanë njoftuar menjeherë  ambulancën e cila e ka transportuar drejt spitalit Rajonal Fier. Sipas të dhënave nga bluzat e bardha , 60 vjeçari i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor ka marrë ndihmën mjekësore edhe një javë më parë ku është paraqitur në urgjencë në gjëndje të rënduar. Ndërkohë policia po punon për të sqaruar rrethanat nëse i moshuari  është dhunuar apo vetëdhunohet në kushtet e depresionit.