Detajet, ja pse operacioni i SPAK në Vlorë dyshohet se është dekonspiruar
Gjatë operacionit të sotëm në Vlorë, SPAK ka lëshuar 8 urdhër arreste, përfshirë dy ish-efektivë policie dhe për 2 “të fortët e Vlorës”. Mësohet se urdhër-arrestet janë prerë për Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si “Kakaçi” dhe Ervis Matodashaj, i njohur si “Çoke Qorri”. Fokusi i aksionit të sotëm ishin pikërisht këta dy personazhe të krimit të organizuar në qytet. Të dy i kanë shpëtuar aksionit dhe nuk janë arrestuar. Ka dyshime se aksioni mund të jetë dekonsipiruar dhe kanë patur informacion dhe janë larguar.
Burimi:
javanews.al