Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një anëtar i familjes Nikulaj në berberhane
Zbardhen detaje të reja nga plagosja mbrëmë në Lezhë. Nga hetimet e deritanishme rezulton se objektiv nuk ka qenë berberi 30-vjeçar, i cili mbeti i plagosur. Brenda në berberhane dyshohet se ka qenë edhe një pjesëtar i familjes Nikulaj. Po ashtu, brenda dyshohet se ka qenë edhe një efektiv policie, i cili ka kundërpërgjigjur ndaj autorëve. Ndërhyrja e tij ka parandaluar atentatin. Në dëshminë e tij paraprake, polici ka deklaruar se është gjendur rastësisht në berberhane dhe se ngjarja ka ndodhur shumë shpejt, duke mos arritur t’i shohë autorët. Dyshohet se edhe një person i dytë ka mbetur i plagosur, por nuk është paraqitur në spital. Çfarë ndodhi? Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Lezhë, në zonën e...
Burimi:
javanews.al