Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar
Detaje të reja mësohen në lidhje me arratisjen spektakolare nga Spitali i Durrësit të të paraburgosurit Altin Ndoci. Gazetari Besar Bajraktaraj raporton për Klan News se plani i arratisjes dyshohet se ka qenë i mirë-organizuar. Ai tha se në pamje, ai shikohet se shoqërohet në spital pa pranga, gjë e cila nuk lejohet sipas protokollit të policisë. “Altin Ndoci dyshohet se ka ikur drejt Vorës, pasi është marrë nga një makinë tip Audi. Ai ka dyshime se është ndihmuar edhe nga persona të tjerë. Arratisja ka qenë e mirë-organizuar. Dy efektivë të burgjeve kanë shoqëruar Ndocin. Ai ecën pa pranga. Autoritetet janë duke verifikuar të gjitha lëvizjet dhe dje u pezullua gjithë zinxhiri komandues i policisë në Durrës”, tha ai. Ndërsa, gazetarja Glidona Daci u shpreh...
Burimi:
javanews.al