Detaje nga vdekja e 17-vjeçarit/ Adoleshenti shkoi në shtëpi i plagosur me thikë në kraharor më pas vëllai e çoi në spital, çfarë ndodhi me shokun e tij?
Detaje të reja janë zbuluar nga vdekja e 17-vjeçarit shqiptar në Korintho të Greqisë, i cili ndërroi jetë në spital pas një sherri me thikë. Sipas mediave greke, 17-vjeçari Aleks Vangjeli kishte shkuar në shtëpi i plagosur në kraharor nga thika, pa i treguar familjes së tij. Vëllai i tij kuptoi se gjendja e tij ishte e rëndë dhe e dërgoi në spitalin e Korinthos, ku ai ndërroi jetë. Hetimet tregojnë se më parë 17-vjeçari ndodhej në një zonë të largët pranë Rrugës së Përgjithshme të Loutrakit, por ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur saktësisht aty. Ndërkohë po këtë të premte, një 19-vjeçar grek, mik i ngushtë i 17-vjeçarit, u transportua në të njëjtin spital me plagë nga thika në bark dhe u operua....
Burimi:
javanews.al