Detaje nga krimi i rëndë në Gjakovë/ Pronari i lokalit vrau një klient në Çarshinë e Vjetër…
Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të mëngjesit. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka mbetur i vdekur, dhe një tjetër është plagosur. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, ndërsa ka konfirmuar rastin ka treguar se një pronar i një lokali te Çarshia e Vjetër në Gjakovë dyshohet se ka shtënë me armë zjarri drejt një klienti, pas një mosmarrëveshje me ç’rast e ka lënë të vdekur. Ai ka thënë se i dyshuari është emër i njohur për policinë, ndërkohë që i njëjti gjendet në arrati. “Dyshohet që vrasja të ketë ndodhur rreth orës 05:20 në një lokal në Çarshinë e Vjetër në Gjakovë. Sipas informatave të para dyshohet...
Burimi:
syri.net