Dëshmitar i 20 Shkurtit: ‘Enver Hoxhën’ nuk e rrëzoi PD-ja. Berisha lëvizte me FIAT-in e Sigurimit
Partia Demokratike zhvilloi këtë të premte protestën e tretë kombëtare, duke zgjedhur një datë historike si 20 shkurti i 1991-it ku shqiptarët rrezuan shtatoren e Enver Hoxhës. Por, në studion e emisionit “3D” në RTSH, një prej dëshmitarëve të kësaj ngjarje, Arben Meçe u shpreh se shtatoren e Hoxhës nuk e rrëzoi PD. “Në 20 shkurt, Enver Hoxhen nuk e ka rrëzuar PD. Gjithë protesta është e studentëve, grupit të minatorëve. Unë kam qenë në Qytet Studenti, Arben Imami dhe Azem Hajdari. Berisha është regjistruar dhe transmetuar në Sheshin Skënderbej në një makinë Fiat i sigurimit të shtetit, para se të rrëzohej busti. Po flas si një person dëshmitar. Kur turma shkoi drejt sheshit, të vetmit që mbetën në Qytet Studenti ishim unë, Azem Hajdari...
Burimi:
javanews.al