Dënohet me 50 vjet burg 20 vjeçari/ Vrau me thikë një nxënës dhe plagosi tre të tjerë bashkë me një mësuese

Dënohet me 50 vjet burg 20 vjeçari/ Vrau me thikë një nxënës dhe plagosi tre të tjerë bashkë me një mësuese

Një 20-vjeçar kroat u dënua sot me 50 vjet burg, dënimi maksimal që parashikon ligji në Kroaci, pasi në fund të vitit 2024 vrau një nxënës dhe plagosi tre të tjerë, si edhe një mësuese, në një shkollë fillore në Zagreb, bëri të ditur një burim gjyqësor.  “Gjyqtarët e shpallën fajtor të pandehurin dhe vendosën dënimin më të ashpër të parashikuar nga ligji. Ai u dënua me 50 vjet heqje lirie”, deklaroi për gazetarët zëdhënësi i Gjykatës Rajonale të Zagrebit, Krešimir Devçiç, pas leximit të vendimit, i cili u zhvillua me dyer të mbyllura.  Dënimi maksimal prej 50 vitesh burgim jepet rrallë nga drejtësia kroate. Sulmi, i cili ndodhi më 20 dhjetor 2024 në një shkollë të lagjes Preçko, pranë qendrës së kryeqytetit kroat, kishte tronditur thellë opinionin publik...