Dëmtuan kamerën e sigurisë dhe rrethimin e banesës për motive pronësie, procedohen babë e bir në Fier

Dëmtuan kamerën e sigurisë dhe rrethimin e banesës për motive pronësie, procedohen babë e bir në Fier

Dy persona, babë e bir, janë proceduar penalisht në Fier pasi dyshohet se kanë dëmtuar kamerën e sigurisë dhe rrethimin e oborrit të banesës së një familjari të tyre, për motive pronësie. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Gj., 59 vjeç, dhe M. Gj., 28 vjeç. Sipas burimeve zyrtare, dyshohet se 59-vjeçari dhe djali i tij kanë dëmtuar kamerën e sigurisë si dhe rrethimin e oborrit të banesës së vëllait të 59-vjeçarit, pas një konflikti të lindur për çështje pronësie. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.