Del nga shtrati Vjosa, rrezik për banesat në zonën e Mifolit

Del nga shtrati Vjosa, rrezik për banesat në zonën e Mifolit

Kronikë E Mërkurë, 7 Janar 2026 11:38 Reshjet intensive të ditëve të fundit dhe prurjet e shumta nga zona e Gjirokastrës dhe Përmetit kanë rritur ndjeshëm nivelin e lumit Vjosë. Si pasojë e situatës, lumi ka dalë nga shtrati në zonën e urës së Mifolit në Novoselë, ndërsa niveli i tij ka arritur rreth 7.16 metra. Për shkak të situatës së krijuar, nga Bashkia Vlorë dhe Emergjencat Civile janë marrë masa, duke u kërkuar të gjithë banorëve që ndodhen në afërsi të shtratit të lumit të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve. Në zonë ndodhen rreth 14 familje, ndërsa është kërkuar edhe largimi i gjësë së gjallë nga banesat që rrezikohen. Nga Emergjencat Civile konfirmohet se prurjet vijojnë të jenë të larta, për...