Deklaratat e Ramës për pagat, reagon Shoqata e Gjyqtarëve: Fymnajë populiste dhe përbaltje kryeministrore për linçimin tonë
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve reagoi për deklaratat e kryeministrit Edi Rama rreth kërkesës së tyre në Gjykatën Kushtetuese për rritjen e pagave. Gjyqtarët i cilësojnë qëndrimet e shefit të ekzekutivit si “përbaltje publike, mediatike, tërësisht histerike për një vendimmarrje dhe proces kushtetues që duhet të zhvillohet në sallën e gjykimit”. Shoqata e gjyqtarëve, e keqardhur thotë se: Në respekt të parimeve të shtetit të së drejtës dhe standardeve të përbotshme demokratike dhe qytetare që republika jonë aspiron, ne nuk mund t’i lejojmë vetes që të ushtrojmë presion mbi gjykatën kushtetuese, t’i intimidojmë gjyqtarët, t’i kërcënojmë apo t’u prishim atyre qetësinë e meshës, që duhet të ketë faza e mbrame e procesit, ajo vendimmarrëse. Tashmë ka vetëm një zë legjitim që duhet të dëgjohet dhe se...
Burimi:
vizionplus.tv