Degradon konflikti mes disa personave në Bulqizë, 3 të plagosur, policia në kërkim të 2 autorëve
Një konflikt mes disa personash ka çuar në plagosjen e tre prej tyre. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Bulqizë, ndërsa policia është vënë në ndjekje të dy autorëve të dyshuar. Mbrëmjen e 10 marsit, rreth orës 20:30, pas një konflikti të çastit janë përfshirë në përplasje fizike shtetasit me iniciale Q. B., A. T. dhe D. H.. Të tre janë shoqëruar menjëherë nga shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Bulqizë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Rreth orës 21:00, në ambientet e jashtme të një lokali, janë mbledhur familjarë të personave të shoqëruar në komisariat. Në këtë moment situata është tensionuar sërish, duke degraduar në një tjetër konflikt fizik mes shtetasve J. C. dhe Y. Sh. nga njëra anë dhe R. D., A....
Burimi:
javanews.al