Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Dalje lumenjsh nga shtrati, rrëshqitje dherash dhe evakuime banorësh. Ministria e Mbrojtjes: Ja si paraqitet situata në vend
Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të situatës në vend për shkak të përmbytjeve nga moti i keq. Mësohet se si pasojë e reshjeve intensive, gjatë orëve të fundit ka patur rritje të niveleve të lumenjve në disa qarqe të vendit, gjë që ka krijuar problematika serioze, kryesisht përmbytje të tokave bujqësore, rrëshqitje dherash, dëmtime infrastrukturore dhe bllokime rrugësh. Situata më problematike paraqitet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Berat dhe Gjirokastër. Njoftimi: Situata sipas qarqeve paraqitet si më poshtë: Qarku Shkodër• Ka rritje të nivelit të ujit në fshatin Obot, me rreth 60 cm ujë mbi rrugën kryesore. Qarkullimi bëhet vetëm për mjete të tonazhit të lartë.• Ka rritje të sipërfaqeve të tokave bujqësore nën ujë.• 15 banesa të rrethuara nga uji në...