Dajak në zyrat e shtetit/ Dhunoi drejtorin në ambientet e IKMT-së, shpallet në kërkim Klesti Çela

Dajak në zyrat e shtetit/ Dhunoi drejtorin në ambientet e IKMT-së, shpallet në kërkim Klesti Çela

Drejtori i Mjedisit pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Teritorit, Klesti Çela, është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, për shkak të ngjarjes së rëndë të ndodhur në ambjentet e institucionit mes dy drejtorave të IKMT. Së bashku me Klesti Çelën, në kërkim janë shpallur dhe 3 persona të tjerë që së bashku me Çelën dhunuan dhe kanosën me armë Drejtorin e Ekzekutimeve në IKMT, Fatmir Meta. Klesti Çela është dhe kunati i Ergys Agasit, edhe ky i fundit i shpallur në kërkim nga prokuroria e posaccme SPAK. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim shtetasin Klesti Çela, pasi dyshohet se dje, së bashku me 3 shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin...