Çfarë lejoi arratisjen e Altin Ndocit? Gazetarja Klodiana Lala jep detaje nga ngjarja

Çfarë lejoi arratisjen e Altin Ndocit? Gazetarja Klodiana Lala jep detaje nga ngjarja

Gazetarja Klodiana Lala jep detaje për arratisjen e Altin Ndocit nga spitali rajonal i Durrësit para dy ditësh, duke vënë në dukje probleme të mëdha në menaxhimin e të paraburgosurve me rrezikshmëri të lartë. Për të personat që paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore nuk duhet të vendosen në paraburgime të zakonshme dhe duhet të shoqërohen me masa sigurie më të forta. ”Kur persona të tillë lëvizin, nuk mund të shoqërohen vetëm me një furgon dhe disa punonjës të policisë së burgjeve. Duhet të ketë nga 2 deri në 3 policë të specializuar për shoqërimin e tyre”,-tha ajo. Në rastin e Altin Ndocit, sipas gazetares, në shoqërim ishin dy të paraburgosur dhe gjashtë punonjës, ndërkohë që procedura e duhur kërkonte forcë elitare të burgjeve për kontroll...