Çfarë la pas protesta e PD? Lëndohet një protestues, dy të shoqëruar në Polici

Çfarë la pas protesta e PD? Lëndohet një protestues, dy të shoqëruar në Polici

Kronikë E Hënë, 22 Dhjetor 2025 20:36 Pas përfundimit të fjalës së Sali Berishës përballë Kryeministrisë aty ku u hodhën dhe disa kapsula dhe pak flakadanë, protestuesit u shpërndanë. Një lëvizje që ka kapur të papërgatitur edhe punonjësit e policisë. Një pjesë e protestuesve shkuan te godina e Parlamentit një pjesë te selia e PS-së. Raportohet se dy protestues janë shoqëruar në komisariatin nr. një, ndërsa 1 protestues është lënduar. Sipas tij nga forcat policore nuk ka të lënduar.