Çështja e “Bankers Petroleum”/ GJKKO liron nga qelia CEO-n e kompanisë, e lë në arrest shtëpiak

Çështja e “Bankers Petroleum”/ GJKKO liron nga qelia CEO-n e kompanisë, e lë në arrest shtëpiak

Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia dhe ka vendosur masën “arrest shtëpie” për CEO-n kinez të kompanisë Bankers Petroleum, Hongping Xiao.  Vendimi vjen vetëm pak ditë pasi me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, GJKKO zgjati afatet hetimore me 3 muaj për dosjen “Bankers”.  Sipas organit të akuzës kërkesa bazohet në kryerjen e veprimeve të tjera hetimore shtesë për shkak të kompleksitetit të çështjes. I vetmi që ndodhej në masën “arrest në burg” për këtë çështje është CEO kinez i kompanisë, Hongping Xiao, ndërsa të gjithë të pandehurit e tjerë, janë në masa më të buta si arresti i shtëpisë.  Hetimet lidhen me deklarime të dyshimta tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare nga 2004–2024, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm financiar në buxhetin e shtetit. Sipas Prokurorisë, Bankers ka realizuar shitje dhe eksporte nafte në vlerën totale prej...