Caktohet seanca, më 9 mars nis gjyqi për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe të tjerët
Më 9 mars do të nisë gjyqi për dosjen e kryebashkiakut Erion Veliajt. Gjyqtarja Engjellushe Tahiri ka caktuar seancën e parë të themelit në orën 09:30. Më herët është caktuar treshja gjyqësore me Engjëllushe Tahirin relatore dhe anëtare Alma Kondraliu e Rudina Palloi. SPAK akuzon Veliaj dhe gruan e tij Ajola Xoxa, për 13 vepra penale. Më 9 shkurt 2026, Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si edhe 28 personave e shoqërive pjesë e së njëjtës dosje. Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025.
Burimi:
syri.net